BE pritet t'i thotë jo marrjes së statusit për Serbinë
Bruksel, 9 dhjetor - Bashkimi Europian (BE) pritet t`i thotë jo Serbisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Agjensia e lajmeve France Presse ka publikuar sot konkluzat e samitit të BE-së ku Serbisë i mohohet statusi i vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Sipas kësaj agjensie, kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbajë edhe fjalën në samit ku do të shprehet kundër dhënies së statusit të vendit kandidat për Serbinë.
Me qëllim të dhënies së statusit në mars 2012, Këshilli i BE-së i jep detyrë Këshillit të Ministrave që të monitorojë përkushtimin dhe angazhimin e Serbisë për më shumë progres në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun me Kosovën, duke përfshirë IBM-në dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim rajonal dhe të bashkëpunojë aktivisht në zbatimin e mandait të EULEX-it dhe KFOR-it, pritet të thuhet në tekstin e konkulzioneve.
Përveç Gjermanisë raporohet se qëndrim të ngjashëm mbajnë edhe Britania e Madhe dhe Austria.
Edhe e përditshmja amerikane The Washington Post shkruan në numrin e sotëm se liderët e Bashkimit Evropian mund të shtyejnë vendimin lidhur me dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë deri në samitin e ardhshëm në pranverë.
E përditshmja e kryeqytetit thotë se ndonëse Komisioni Evropian kishte rekomanduar dhënien e statusit të kandidatit, Gjermania e ka kundërshtuar duke thënë se përleshjet e fundit në kufirin e Kosovës me Serbinë midis nacionaliste serbë dhe trupave të NATO-së dëshmuan se Serbia nuk është e gatshme për status.
Ka pas deklarime edhe nga zyrtarë të qeverisë amerikane të cilët kanë shfaqur qëndrimin se avancimet e Serbisë në familjen evropiane duhet të kushtëzohen me respektimin e shtetësisë dhe fqinjësisë me Kosovën. Zyrtarët në Washington thonë se Serbia nuk do të duhej të anëtarësohej në Bashkimin Evropian para Kosovës.
Sepse nëse kjo ndodh Serbia do ta bllokonte Kosovën ashtu siç po e bllokon për anëtarësim në Kombet e Bashkuara, ka thënë ditë më parë në një dëshmi para Dhomës së Përfaqësuesve, Philip Gordon ndihmësekretar amerikan i Shtetit.