BE pret qëndrimin e Nikolic për Kosovën
Beograd, 2 qershor - Shefi i Delegacionit të BE-së në Beograd, Vincent Degert, ka thënë se BE pret qëndrimin e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikolic në lidhje me Kosovën.
\"Presidenti i porsazgjedhur Nikolic ka shprehur gatishmërinë për të trajtuar këtë çështje të vështirë dhe ne presim me kujdes javët dhe muajt e ardhshëm qëndrimin që ai do ta ketë për Kosovën, ka thënë Degert për Danas.
Degert shpreson se dialogu Prishtinë-Beograd do të vazhdojë posa të formohet qeveria e re e Serbisë, shkruan Telegraf. Ai vlerëson se vazhdimi duhet të jetë një ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverije.