11 Janar 2025

BE pret që Serbia ta pranojë marrëveshjen

Bruksel, 11 prill - Bashkimi Evropian nuk mund ta ndryshojë orarin. Të martën më 16 prill miratohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa Ashton të hënën, më 22 prill, raporton para ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun.

Këto janë edhe afatet e fundit për arritjen e marrëveshjes. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë në pritje që Serbia të ndryshojë mendjen dhe të pranojë propozimin e marrëveshjes që ka dalë si rezultat i tetë rundeve të dialogut mes kryeministrave Thaçi dhe Dacic, shkruan “Koha Ditore”.

Në anën tjetër, Serbia kërkon vazhdim të dialogut, në pritje që të pranohen kërkesat e saj, ndërkohë që kryeministri i Kosovës ka shprehur gatishmëri për takime të reja.

Gjithçka duket ende e paqartë, sepse në Bruksel vazhdojnë të heshtin rreth mundësive për raunde të reja të dialogut pasi që Ashton kishte thënë se raundi i tetë në Bruksel ishte edhe i fundit formal në nivel të tillë për çështjen e veriut të Kosovës. Prandaj ende nuk dihet nëse do të ketë takim të ri, cili do të ishte qëllimi i tij.

Në Bruksel pohojnë se elementet e marrëveshjes, të cilat janë në tryezë, ofrojnë zgjidhjen më të mirë për veriun e Kosovës, ndërsa Beogradi atë ofertë e ka refuzuar. Prandaj nuk duan të flasin nëse do të kërkohet që Kosova të bëjë lëshime të reja për ta bërë marrëveshjen të pranueshme për Serbinë.

Në Bruksel kanë konfirmuar se Prishtina ka dhënë përgjigje pozitive në propozim-marrëveshjen, por nuk kanë dashur të hynin në detaje rreth formës me të cilën është kërkuar dhe është dhënë përgjigjja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)