24 Prill 2025

BE pret nga Serbia të normalizojë raportet me Kosovën

Prishtinë, 15 dhjetor - Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe komisari i BE-së për Çështje Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Johanes Hahhn, e kanë quajtur “historike” hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Serbia ka hapur kapitullin e 32, i cili përfshin kontrollin financiar dhe atë 35 i quajtur “çështjet tjera”, ku është përfshirë procesi i normalizimit të raporteve me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi Evropian ka porositur se Komisioni duhet të raportojë së paku dy herë në vit lidhur me implementimin e marrëveshjeve të arritura në dialog mes Beogradit dhe Prishtinës dhe nga ky përparim do të varet edhe ecuria e mëtejme e negociatave në kuadër të këtij kapitulli.

Nga Serbia në kuadër të kapitullit 35 janë vënë si kritere kalimtare zbatimet e marrëveshjeve të arritura me Kosovën.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)