BE pret marrëveshje për veriun e Kosovës
Bruksel, 23 nëntor - Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar ka deklaruar se marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë priten të arrihen në vitin 2013-ën.
Zbogar ka thënë se në këto marrëveshjet përfshihet edhe veriu i Kosovës për të cilin BE e pret të arrihet edhe një marrëveshje mes të dyja palëve.
Nëse ne gjejmë zgjidhje për këto çështje që kemi ngritur, atëherë mendoj se do të gjejmë zgjidhje edhe për veriun. Kjo do të thotë që plani nuk është diçka që vihet mbi tavolinë, mirëpo është diçka të ndërtohet përgjatë këtyre diskutimeve, ka thënë Zbogar.