BE pranë një marrëveshjeje për një fond më të madh ndihmash

Bruksel, 1 tetor - Bashkimi Evropian ju afrua më pranë një marrëveshjeje për një fond më të madh ndihmash për vendet evropiane të zhytura në borxh.
Austria u bë sot vendi i 14 nga 17 vendet e Eurozonës, që duhet ta miratojnë paketën, në mënyrë që të fillojë zbatimi i saj.
Austria e miratoi paketën ndërsa disa ekspertë financiarë po thonë se fondi duhet të jetë edhe më i madh, ndoshta triliona dollarë më shumë, për të mbuluar ndihmat e mundshme për qeveritë evropiane me më tepër borxhe.
Tani mbeten të votojnë për fondin Malta, Holanda dhe Sllovakia. Kjo e fundit mund të bëhet pengesë, ngaqë qeveria e këtij vendi të Evropës Qendrore është e ndarë lidhur me çështjen për ndihma të reja ndaj Greqisë, ndërsa Athina përpiqet të shmangë mospagimin e kredisë së vitit të klauar.
Ndërkohë, kryeministri grek Jorgos Papandreu pritet të takohet sonte në Paris me Presidentin francez Nikola Sarkozi.
Papandreu po i vazhdon përpjekjet në kryeqytetet evropiane për të siguruar mbështetje të re nga kreditorët ndërkombëtarë, që Greqia të marrë 11 miliardë dollarë nga paketa prej 159 miliardë dollarësh.