22 Dhjetor 2024

BE-Portugalisë: Uli shpenzimet që të mos përfundoni si Greqia

Bruksel, 16 prill - Bashkimi Europian ka paralajmëruar Portugalinë se duhet që të shkurtojë më shumë buxhetin dhe ndërkaq ka njoftuar se do të nxjerrë një sërë rregullash të reja të rrepta për buxhetet e qeverive të tjera të BE-së, në mënyrë që në këto vende të mos ndodhin situata të tilla prag falimentimi, si ajo që po përjeton aktualisht Greqia.

Kriza greke ka vënë në rrezik të madh edhe vetë monedhën e përbashkët. Për sa i përket rregullave të reja, vendet që përbëjnë Zonën Euro janë të lutura që t’i binden.

Komisioneri Ekonomik, Oli Rehn, deklaroi se për të shmangur një krizë të rëndë të deficitit buxhetor, Portugalia, një nga vendet shumë problematike, duhet që të shtojë masat shtrënguese ndaj shpenzimeve, si ato që u morën një muaj më parë në Greqi, në mënyrë që ta ulte ndjeshëm deficitin.

Si Greqia, edhe Portugalia, dhe disa vende të tjera të Eurozonës që janë në jug të Europës, po përballet me një krizë shumë të rëndë të deficitit buxhetor.

Faktorët që e rëndojnë më shumë këtë krizë janë shtimi i papunësisë, perspektivat e ulëta të rritjes ekonomike.

Për sa i përket Greqisë, ajo fitoi një kredi 30 miliardëshe nga vendet e BE-së, nëse nuk do të arrijë që t’ia dalë mbanë e vetme të ulë deficitin buxhetor brenda normave që i ka vënë vetes për këtë vit.

Ky vendim ka ndihmuar në radhë të parë që të qetësojë tregjet financiare ndërkombëtare, në lidhje me sigurinë e Athinës për të dalë nga situata.

Por sipas BE-së, kjo kredi do të jepet vetëm në rast se Greqia nuk do t’ia dalë përmes përpjekjeve të veta. Synimi i saj është që brenda këtij viti, përmes masave shtrënguese në shpenzime që ka marrë, ta ulë deficitin në masën 9%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)