24 Dhjetor 2024

BE po e humb durimin me Dick Martyn

Bruksel, 14 mars - BE-ja është jashtëzakonisht i interesuar për hetime profesionale dhe sqarime deri në fund për akuzat që ka bërë Dick Marty ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndaj Shqipërisë, por edhe ndaj vetë BE-së, për rastin e dyshuar të trafikimit të organeve.

Por, në kohën kur në BE pohojnë se EULEX-i tashmë ka nisur hetimet e veta, fitohet përshtypja se Dick Marty sikur dëshiron të ndihmojë dhe, në vend që të ofrojë prova për akuzat që ka bërë ai, vë në dyshim vullnetin e BE-së dhe profesionalizmin e EULEX-it për të çuar këtë punë deri në fund.

Sipas burimeve të Kohës Ditore, Marty në kontaktet e para që ka pasur me BE-në, qoftë në mënyrë të shkrua apo edhe në paraqitjen e fundit në një takim të mbyllur në Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, nuk ka paraqitur ndonjë dëshmi konkrete, madje ka zgjeruar akuzat dukë vënë dyshime ndaj disa deputetëve të Parlamentin Evropian.

“Sa më shumë që kemi kontakte me Dick Martyn aq më shumë bëhemi konfuzë. Ai jep deklarata kontradiktore dhe nuk dëshiron tëe sqarojë. Kur i vërtetojmë disa pohime të tija, kuptojmë se nuk ka thënë të vërtetën. Për shembull, edhe vetë autoritetet e Serbisë janë shprehur të shokuar kur Marty kë thënë se nuk ka marrë informata nga ta, sepse vetë serbët pohojnë se i kanë dhënë disa paketa material”, ka thënë për Kohën Ditore një zyrtar evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)