10 Janar 2025

BE planifikon krijimin e një fondi të përbashkët të mbrojtjes

Bruksel, 1 dhjetor - Bashkimi Europian (BE) ka zbuluar financimin e tij më të madh për mbrojtjen dhe një plan hulumtimi për mbi një dekadë.

Zv./presidenti i Komisionit Europian, Jyrki Katainen, thotë se plani ka për qëllim të ruajë nivelin e sigurisë, pa rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Fondi prej pesë miliardë euro është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për ringjalljen e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes duke lejuar qeveritë të blejnë pajisje të reja me kosto të ulët.

Nuk ka ende hollësi se si do të nxiten qeveritë të braktisin planin e tanishëm, por zyrtarët e BE-së kanë besim pasi plani i ri parashikon kursime të mëdha.

BE-ja dëshiron fondin e ri të mbrojtjes për të rritur bashkëpunimin dhe për të zvogëluar paratë e shpenzuara kot që burojnë nga mangësitë teknologjike dhe mungesa e ndërveprimit me pajisje.

Evropa vlerëson se kjo mungesë e bashkëpunimit për çështjet e mbrojtjes kushton BE-në mes 25 miliardë dhe 100 miliardë euro apo 26.5 miliardë dollarë dhe 106 miliardë dollarë në vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)