23 Dhjetor 2024

BE përshëndet vendimin e Serbisë për të ndryshuar rezolutën

Bruksel, 9 shtator - Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e Serbisë që të pranojë ofertën e BE-së dhe që bashkërisht të 27 vendet e BE-së dhe Serbia të paraqesin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së rezolutën rreth mendimit të GJND-së për Kosovën.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Katherine Ashton, në një deklaratë, ka përshëndetur deklaratën e presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, për paraqitjen e tekstit të ri të rezolutës nga ana e Serbisë.

Ashton ka thënë se dialogu, i cili pritet të nisë menjëherë pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, do të ishte vetvetiu një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit. Ajo, po ashtu, nënvizoi rëndësinë e integrimeve evropiane për tërë rajonin e Ballkanit dhe perspektivën evropiane të Serbisë.

Zyrtarët në BE kanë thënë se pranimi i Serbisë që rezolutën ta paraqesë në bashkëpunim me Unionin shënon një kthesë dhe siguron që kjo rezolutë të ketë mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kjo rezolutë është kompromis edhe për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, sepse në të Kosova nuk përmendet si shtet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)