BE paralajmëron sanksione ndaj Zvicrës

Berna zyrtare është pjesë e kësaj marrëveshje, ndonëse Zvicra nuk është një vend anëtar i Bashkimit Europian.
Një ditë pasi 50,3% e zviceranëve votuan në favor të vendosjes së kuotave që do të kufizojnë emigracionin, Franca dhe Gjermania shprehën shqetësimin e tyre të përbashkët për këto zhvillime.
Ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schauble tha se vota do të \"krijojë vështirësi për Zvicrën\".
Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, gjithashtu tha se \"ky vendim do të dëmtojë marrëdhëniet e ardhshme me Zvicrën\".
Nisma e referendumit në Zvicrër u ndërmorr nga Partia Popullore Zvicerane, një parti e të djathtës ekstreme, e shqetësuar nga humbja e identitetit zviceran për shkak të emigracionit të pakontrolluar.