BE nuk pret vëllim të konsiderueshëm të emigracionit bullgar dhe rumun
Bruksel, 2 janar- Komisari Evropian Llasllo Andor deklaroi se pas rënies së kufizimeve të tregut të punës të Bashkimit Evropian për qytetarë të Bullgarisë dhe të Rumanisë, Komisioni Evropian nuk pret një vëllim të konsiderueshëm të emigracionit bullgar dhe rumun.
Tezën e tij ai e argumentoi me faktin se, 17 vende anëtare të bashkimit patën ngritur kufizimet për bullgarë dhe rumun akoma përpara 1 janarit të vitit 2014.
Duke rikujtuar se, sipas disa studimeve liria e transportimit të punonjësve sjell dobi për ekonomitë e vendeve të pranimit, Andor shprehu keqardhje se, emigrantët e punës janë bërë shinjestër në kohë krize.