BE nuk pranon kontrollin e Beogradit në Veri

Prishtinë, 21 shtator - Bashkimi Evropian e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e autoriteteve të Serbisë që veriun e Kosovës ta fusin në sistemin e vet tatimor duke aplikuar tatimin në vlerën e shtuar (TVSH).
Një veprim i tillë, - thuhet nga Brukseli, lë përshtypjen se autoritetet në Beograd nuk janë plotësisht të sinqerta sa i përket negociatave me Prishtinën.
Ky vendim ka shkaktuar reagime negative dhe me të nuk mund të arrihet asgjë. Çdo përpjekje e Beogradit që në mënyrë direkte apo indirekte të vendosë kontrollin e vet në veri të Kosovës, shpie drejt afirmimit të stories për ndarjen e Kosovës, gjë që për Brukselin është absolutisht e papranueshme, ka thënë një burim gazetës Blic.
Burimi thekson se çfarëdo afirmimi i sovranitetit serb në veri nuk ekziston si opsion.