BE: Nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan
Prishtinë, 22 nëntor - Bashkimi Europian deklaron qartë se nuk do të ketë ndryshim kujfijsh në Ballkan. E kemi thënë qartë se më nuk dëshirojmë ndryshim kufijsh në Ballkan, ka deklaruar sot Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton.
Në një konferencë me gazetarët në Bruksel Kocijançiç tha se problemet e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të zgjidhen me dialog.
Në Bruksel sot ka vazhduar dialogu teknik ndërmjet Kosovës e Serbisë.