24 Dhjetor 2024

BE nuk garanton se statusi nuk do të jetë pjesë e dialogut

Bruksel, 15 shkurt - Brukseli po kërkon që Prishtina e Beogradi të fillojnë sa më shpejt dialogun pasi të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Por, zyrtarët nga kabineti i kryediplomates Caterine Ashton nuk kanë dhënë garanci se në këto bisedime nuk do të diskutohet për statusin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Të hënën në Bruksel, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ”BE-ja do t’i trajtoj të dyja palët njësoj në dialog”, por nuk ishte në gjendje të përgjigjej më saktësisht se a do të mund të hapet apo jo çështja e statusit apo integritetit territorial.

Autoritetet në Prishtinë por edhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur në mënyrë të vazhdueshme, duke këmbëngulur se statusi dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të jenë temë e bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)