BE: Nuk është arritur asnjë marrëveshje me Greqinë
Bruksel, 25 tetor - Zyrtarë evropianë dhe ndërkombëtarë kanë deklaruar se nuk është arritur asnjë marrëveshje me Greqinë për t`i dhënë këtij vendi më tepër afat kohor për të zbatuar masat e kursimeve, në këmbim të përfitimit të fondeve ndërkombëtare të ndihmës.
Raportohet se Greqia ka kërkuar zgjatje të afatit aktual, nga viti 2014 për në vitin 2016, për t`i arritur shënjestrat e uljes së deficitit.
Ministri grek i financave, Yannis Stournaras njoftoi se është arritur një marrëveshje për zgjatje të afatit, si pjesë e negociatave për reforma dhe shkurtesa të haxhimeve në vlerë prej rreth 13.5 miliardë eurosh, në mënyrë që Greqia ta fitojë të drejtën e ndihmës ndërkombëtare.
Por zyrtarë të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së thanë pas kësaj deklarate të ministrit se marrëveshja nuk është arritur ende.
Pa ndihmën e radhës, prej rreth 31 miliardë eurosh, qeveria greke thotë se do të mbesë pa para deri në fund të nëntorit.