17 Maj 2024

BE nuk do t’i mbyllë sytë në raportet Serbi-Kosovë

Vjenë, 27 tetor - Zgjidhja për doganat në veri të Kosovës do të mund të gjendej nëse të dyja palët do të tregonin vullnet të mirë.

Mirëpo, zgjidhja sigurisht se duhet të kërkohet në një forum tjetër, pasi që dialogu i tashëm në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk ka mandat të shqyrtojë këtë çështje, ka deklaruar ministri austriak i Punëve të Jashtme njëherësh nënkancelar, Michael Spindelegger.

Spindelegger, në një intervistë për gazetën Blic, në prag të vizitës së tij në Beograd, po ashtu ua ka bërë të qartë zyrtarëve serbë se Bashkimi Evropian nuk do t’i mbyllë sytë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet Serbi-Kosovë, dhe nuk dëshiron të integrojë brenda vetes një problem të pazgjidhur territorial.

I pyetur nëse Këshilli i Evropës do t’i japë Serbisë statusin e kandidatit në dhjetor edhe nëse barrikadat në veri të Kosovës mbesin, Spindelegger ka thënë se rekomandimi i Komisionit Evropian ishte një inkurajim i fuqishëm për Serbinë.

Ai ka thënë se Austria mbështet rekomandimin e Komisionit Evropian, mirëpo ka shtuar se, “është në interesin e të dyja palëve që barrikadat të largohen sa më parë. Dhe kjo jo për shkak të marrjes së statusit të kandidatit, por sepse do të rrezikonte perspektiven e qetë të serbëve nga veriu i Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)