BE nuk do që Serbia të "importojë" probleme
Beograd, 4 nëntor - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Vincent Deger, tha sot në Beograd se Serbia duhet ta zgjidhë problemin me Kosovës dhe se është e qartë se BE nuk do që të "importojë" probleme.
"Problemi i Kosovës nuk është një problem i Bashkimit Evropian, por problemi të cilin Serbia duhet ta zgjidhë", tha Deger gjatë debatit në temën "Roli i Parlamentit Evropian në integrimin evropian".
Ai tha se roli i BE-së në zgjidhjen e kësaj çështjeje shpie në krijimin e një "kornize lehtësuese."
Presidenti i Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, tha në këtë debat se nga Beogradi pritet të bëjë rezultatet të dukshme e konkrete në dialogun me Prishtinën dhe se pas kësaj do të ndodhë hapi i ardhshëm në BE.
Buzek tha se është e rëndësishme për Serbinë për të arritur paqe me fqinjët e saj, sepse kjo do të jetë e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë dhe të rajonit në BE.
Deger theksoi se kushtet për hyrje në BE nuk kanë ndryshuar, se mbeten të njëjtë të definuar sipas kritereve të Kopenhagës.