BE nis sot shqyrtimin e statusit kandidat për Shqipërinë
Bruksel, 10 dhejtor -Sot në Bruksel mbahet takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), në të cilin do të jepen sugjerimet për vendet e Evropës Juglindore. Ministrat do të flasin edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.
Në samitin e adhshëm të Bashkimin Evropian, i cili do të mbahet në Bruksel me 13 dhe 14 dhjetor, Shqipërisë sipas të gjitha gjasave nuk do ti jepet statusi i kandidatit për antarësim në këtë organizëm.
Hollanda ka dalë hapur së është kundër dhënies së statusit po gjithashtu edhe vende të tjera që kërkojnë më shumë garaci nga Shqipëria, vende si Gjermania apo dhe Franca.
Nga Shqipëria kërkohet të bëjë më shumë punë për plotësimin e 12 kushteve të cilat i ka paraqitur Komisioni Evropian në raportin e tij në tetor. Sipas Brukselit mangësi ka në veçanti në sistemin zgjedhor të Shqipërisë.
Menjanimi i mangësive është shumë i rëndësishëm, sepse zgjedhjet parlamentare në këtë vend do të mbahen vitin e ardhshëm.
Diplomatët në Bruksel thonë se ata së pari duan që të binden se procesi zgjedhor dhe zgjedhjet kanë kaluar si duhet e më pas dotë japin dritën jeshile për vazhdimin e afrimit të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Pas diskutimeve që do të bëhen sot nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së vendimin përfundimtar dhe zyrtar do ta marr Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, që mblidhet të martën, më 11 dhjetor.
Vendimi i Ministrave i kalon vetëm për miratim formal krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në ditën e dytë të samitit europian, me 14 dhjetor.