21 Dhjetor 2024

BE ndan 3.5 miliardë euro shtesë në buxhetin e ndihmës ushtarake

Bruksel, 26 qershor - Bashkimi Evropian (BE) shtoi sot 3.5 miliardë euro në fondin e saj të ndihmës ushtarake për të ndihmuar Ukrainën.

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së "miratuan vendimin për rritjen e kufizimit të përgjithshëm financiar të Fondit Evropian të Paqes (EPF) me 3.5 miliardë euro", thuhet në deklaratën e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Me këtë buxheti total i fondit ushtarak u ngrit në 12 miliardë euro, që është rritja e dytë që nga krijimi i fondit financiar në vitin 2021.

"Ky vendim dërgon sinjal të qartë politik të përkushtimit të qëndrueshëm të BE-së për mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe të tjerët", thuhet në deklaratë.

BE-ja ka ndarë tashmë 4.6 miliardë euro në mbështetje ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i luftës ruse në shkurt të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)