BE ndan 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën
Bruksel, 9 prill - Komisioni Evropian do të angazhohet të japë 1 miliard euro për të mbështetur Ukrainën dhe vendet që pranojnë refugjatë që i largohen luftës shkaktuar nga agresioni i Rusisë, tha të shtunën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
"Gjashtëqind milionë do të dërgohen në Ukrainë, tek autoritetet ukrainase dhe pjesërisht tek Kombet e Bashkuara," tha zonja von der Leyen në një aktivitet për mbledhje fondesh për Ukrainën në Varshavë të Polonisë. "
Dhe 400 milionë euro do të shkojnë për vendet e vijës së parë që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe po ndihmojnë refugjatët që ikin," tha ajo.