13 Janar 2025

BE mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Bosnjë

Sarajevë, 10 shkurt - Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë-Hercegovinën Valentin Inzko paralajmëroi të dielën që, nëse situata në Bosnjë-Hercegovinë vazhdon të përkeqësohet, BE-ja do të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në këtë vend.

Inzko shprehu mendimin se gjendja e kaosit në Bosnjë-Hercegovinë është shkaktuar pjesërisht nga mosfunksionimi normal i institucioneve shtetërore.

Ai vuri në dukje se Marrëveshja e Dejtonit nxiti ndalimin e luftës në Bosnjë, por kjo marrëveshje është në bazë të Kushtetutës boshnjake, e cila sipas tij është mjaft e ndërlikuar, me institucione shtetërore të tepërta dhe me efikasitet të ulët.

 Inzko theksoi që Bosnjë-Hercegovina duhet të përmirësojë sistemin ligjor dhe të forcojë organet e zbatimit të ligjit.

Të mërkurën e kaluar në qytetin e tretë për nga madhësia në Bosnjë-Hercegovinë Tuzla u zhvillua një protestë masive, e cila u përhap në shumë qytete të tjera. Të dielën protestat e mëdha përfshinë edhe kryeqytetin Sarajevë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)