22 Dhjetor 2024

BE miraton rekomandimet të reja për udhëtime gjatë pandemisë COVID-19

Bruksel, 26 janar - Anëtarët e Bashkimit Evropian (BE) ranë dakord sot për një qasje të koordinuar që do të lehtësojë lëvizjen e sigurt dhe të lirë brenda BE-së gjatë pandemisë COVID-19 dhe rekomandimet e reja do të hyjnë në fuqi më 1 shkurt.

Ministrat e BE-së ranë dakord që masat kundër përhapjes së infeksionit duhet të zbatohen duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të individit dhe jo situatën epidemiologjike në rajonin nga vjen. Përjashtim bëjnë zonat “e kuqe e errët”, ku niveli i qarkullimit të virusit është i lartë.

Kjo do të thotë se përcaktues kyç për udhëtimin do të jetë certifikata digjitale COVID e pasagjerit, pra konfirmimi se ai është vaksinuar, se ka test negativ ose se ka marrë sëmundjen. Pasagjerët që kanë një certifikatë digjitale COVID nuk duhet të ekspozohen ndaj kufizimeve shtesë për lëvizjen e lirë.

“Kjo do të thjeshtojë ndjeshëm rregullat që zbatohen dhe do t’u sigurojë pasagjerëve qartësi dhe parashikueshmëri shtesë,” tha Këshilli i BE-së në një deklaratë. Komisionarja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides dhe komisionari i Drejtësisë, Didier Reynders, u bënë thirrje anëtarëve që të zbatojnë rregulla të përbashkëta, duke theksuar qartësinë dhe parashikueshmërinë për qytetarët e BE-së, janë çelësi i udhëtimit të sigurt.

“Koordinimi i ngushtë në nivel të BE-së ka qenë thelbësor, jo vetëm për funksionimin e tregut të vetëm, por veçanërisht për të garantuar qartësi dhe siguri për njerëzit që udhëtojnë brenda BE-së”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)