26 Dhjetor 2024

BE miraton ligj të ri për të drejtën e autorit

Bruksel, 16 prill - Bashkimi Europian ka miratuar një ligj të ri për të drejtën e autorit, duke përfunduar një proces ligjor të gjatë dhe të diskutueshëm prej më shumë se 30 muajsh.

Direktiva për të Drejtat e Autorit do të publikohet më vonë në "Gazetën Zyrtare" të BE-së.

Pas kësaj, anëtarët do të kenë 24 muaj për të zhvendosur direktivën në legjislacionin e tyre kombëtar.

Ligji u jep më shumë të drejta krijuesve të përmbajtjeve për platformat në internet, pas lobimit të madh nga të dyja palët.

Ligji i ri e detyron kompaninë "Google" të paguajë botuesit për lajmet si dhe "Facebook"-un të filtrojë përmbajtjen e mbrojtur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)