BE miraton autorizimi për fillimin e negociatave me Kosovën
Prishtinë, 28 qershor - Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel, sot formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëvreshjen e Stabilizim Asocimit me Kosovën. Këtë e ka shjpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.
Më herët, Herman Van Rompuy, ka shpallur nëpërmjet rrjetit Twitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.
Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në Janar të vitit të ardhshëm.
/REL/