BE miratoi sanksione të reja kundër Bjellorusisë
Bruksel, 29 shkurt - Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) miratoi zyrtarisht vendosjen e sanksioneve të reja kundër Bjellorusisë. Për këtë flitet në deklaratën e organit legjislativ të Bashkimit Evropian.
Në sfondin e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës në Bjellorusi Këshilli ka ashpërsuar sot masat kufizuese ndaj atyre personave, të cilët janë përgjegjës për shtypjen e shoqërisë civile në këtë vend, - thuhet në deklaratën në fjalë.
Këshilli shtoi edhe emrat e 21 vetëve, fajtorë në shtypjen e opozitës demokratike në Bjellorusi, në listën e zezë të atyre personave, të cilëve i është ndaluar hyrja në BE dhe u janë ngrirë aktivet e llogaritë bankare.
Në momentet aktuale në listën e zezë evropiane, të përpiluar për Minskun, figurojnë më shumë se 200 emra të përfaqësuesve të udhëheqjes së lartë të vendit, duke përfshirë edhe Presidentin Aleksandër Llukashenko.
Përveç kësaj, aktivet e tre kompanive të lidhura me regjimin vazhdojnë të mbeten të ngrira. Ruhet në fuqi gjithashtu veprimi i sanksioneve ndaj eksportuesve bjellorusë të armëve, thuhet në dokument.