BE, Ministrat e Financave konsultohen për krizën e borxheve

Bruksel, 16 korrik - Lufta kundër krizës së borxheve është në qendër të takimit të ministrave të Financave të BE-së dhe drejtorëve të bankave të bankënotave në Poloni. 
Fillimisht në Breslau ministrat e vendeve të eurozonës diskutojnë mbi gjendjen kritike në Greqi dhe zbatimin e planit të kursimeve në Portugali dhe Irlandë, vende që po ashtu janë të varura nga ombrella e shpëtimit të euros. 
Në takimin e ministrave të Financave të 27 vendeve anëtare, merr pjesë për herë të parë edhe ministri amerikan i Financave, Timothy Geithner. 
Para takimit ai ka kërkuar më shumë përpjekje të Europës për të zgjidhur krizën e borxheve.  
















