14 Janar 2025

BE minimizon sanksionet e tjera për Rusinë

Bruksel, 2 prill - Komisionari për Çështje Ekonomike i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, ka minimizuar mundësinë e sanksioneve më të ashpra ekonomike kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë.

“Asnjë evropian i ndjeshëm nuk do të donte të shihte sanksione ekonomike, përveç nëse Rusia përshkallëzon krizën”, ka thënë Rehn.

Në margjina të një samiti në Athinë, Rehn po ashtu ka thënë se Bashkimi Evropian do të bëjë një pagesë të shpejtë të ndihmës financiare për Ukrainën.

BE-ja është zotuar se do të ndihmojë Ukrainën me një paketë prej 11 miliardë eurosh, së bashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)