01 Maj 2025

BE merr masa ndaj vendeve që janë burim i imigracionit

Bruksel, 27 gusht - Komisioneri i BE-së për imigracionin thotë se Brukseli mund të ndalë ndihmat për zhvillimin dhe të imponojë kufizime tregtare dhe të vizave për vendet që janë burim imigracioni në Afrikë dhe Azi, për t’i detyruar ato të marrin mbrapsh azilkërkuesit që nuk kanë marrë strehim në vendet europiane.

Në një intervistë për revistën britanike “The Times” Dimitris Avramopoulos thotë se shefat e BE-së janë duke shqyrtuar që t’u japin fund projekteve madhore të zhvillimit në këto vende.

Ai tha se qeveritë që nuk bashkëpunojnë për çështjen e riatdhesimit mund të përballen me kufizime vizash, një embargo që sipas tij do të prekë mijëra të huaj të të gjitha profesioneve.

Kohët e fundit Gjermania kërcënoi se nuk do t’u jepte viza elitave të vendeve që janë burim imigracioni, të cilët nuk i pranojnë personat që nuk kanë mundur të marrin strehim në vendet evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)