BE merr masa ligjore kundër Polonisë mbi reformën gjyqësore

\"Ne do të përgatisim me shpejtësi procedurat e shkeljes së ligjit të BE-së dhe do të fillojmë javën e ardhshme\", tha të mërkurën nënkryetari i Komisionit Europian, Frans Timmermans.
Ai vuri në dukje se komisioni ka diskutuar mbi pezullimin e të drejtës së votimit të Polonisë në BE sipas nenit 7 të traktatit të BE-së, i konsideruar si \"opsioni bërthamor\".
\"Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, ne jemi shumë afër aktivizimit të nenit 7\", shtoi Timmermans.