BE mbështet KFOR-in që marrëveshja të zbatohet
Bruksel, 9 gusht - Bashkimi Evropian është i kënaqur me marrëveshjen e arritur në mes të Prishtinës, KFOR-it dhe Beogradit, për qetësimin e përkohshëm të krizës në Kosovë.
Michael Mann, zëdhënës i përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton, ka thënë se është me rëndësi që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë gjithçka që të qetësohet situata e tensionuar dhe që, pos tjerash, të largohen barrikadat nga veriu i Kosovës.
Qëndrimi i BE-së është që përfaqësuesit e Prishtinës dhe të Beogradit t`u kthehen bisedimeve nga mesi i shtatorit, me shërbimet e qëllimit të mirë të BE-së, si kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura, ka thënë Mann.