12 Janar 2025

BE, kundër krijimit të Republikës Serbe në Kosovë

Beograd, 7 tetor - \"Në praktikën botërore dhe evropiane nuk ekziston asnjë shembull, ku prapa një liste për zgjedhje lokale, të rreshtohet e gjithë qeveria e një shteti, siç po bën qeveria e Serbisë, e cila e tëra është angazhuar në këtë qëllim përmes pushtetit, partive politike, mediave dhe buxhetit shtetëror të Serbisë.

Ky populizëm serb në Kosovë, do të jetë i patolerueshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.\" Kështu shprehet analisti i njohur serb, Dushan Janjiç në një intervistë për gazetën serbe “Danas”.

Ai shton se Beogradit në takimin e sotëm do t\'i thuhet qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron krijimin e një Republike Serbe në Kosovë.

Janjiç shprehet se para kryeministrit kosovar Thaçi dhe atij serb Daçiç presin të zgjidhen shumë probleme më të mëdha se sa ndalesa e zyrtarëve të lartë shtetëror serbë gjatë fushatës zgjedhore.

Zbatimi i marrëveshjes nuk po bëhet ashtu siç ishte pritur. Ende nuk është përpiluar një statut për Bashkësinë e Komunave Serbe. Po bëhen vonesa në procesin e integrimit të policëve serbë në policinë e Kosovës, pastaj të gjyqtarëve etj.

Procesi zgjedhor nuk po shkon në drejtim të krijimit të një atmosfere demokratike dhe të drejtë, duke filluar nga listat zgjedhore e deri te sjelljet që po bën Aleksander Vulin në veri, për shkak të të cilit është ndaluar edhe shkuarja e Daçiçit në Kosovë\",-deklaroi Janjiç, siç raporton \"RTK\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)