10 Janar 2025

BE kritika për reformën zgjedhore

Bruksel, 19 prill - Përfaqësuesi Special i BE-së dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe shtetet anëtare të BE-së të përfaqësuara në Prishtinë, përmes një deklarate për media kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e një përparimi substancial për reformën zgjedhore.

“Rëndësia e një reforme gjithëpërfshirëse është nënvizuar në Raportin e Misionit të Ekspertëve të BE-së për vitin 2010 dhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2011, në të cilat është bërë thirrje për një sistem më të thjeshtë dhe më transparent si dhe për shqyrtimin e rasteve të mashtrimit në zgjedhje”, thuhet në deklaratë.

Komisioneri evropian Shtefan Fyle, gjatë vizitës së tij në Prishtinë në maj të vitit 2012, i pati nxitur akterët që ta arrijnë shpejt një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore, në mënyrë që Kosova t’i plotësojë standardet dhe praktikat e mira ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)