10 Janar 2025

BE krahason Kosovën me Hong Kongun

Bruksel, 1 gusht - Shërbimi Ligjor i Këshillit të BE-së përfundimisht ka sqaruar atë që kosovarët, pak më shumë qeveria, po e presin me padurim qasjen në programet e BE-së apo siç i themi në Kosovë, “marrëdhëniet kontraktuale” me unionin e 27 shteteve evropiane.

Një dokument “top sekret” i Këshillit të BE-së, i siguruar nga “Zëri”, merr shembuj marrëdhëniet e njëjta që Brukseli i ka me Hong Kongun apo Makaon, zyrtarisht pjesë të Kinës, ndërsa sqaron se përdorimi i termit “shtet” nuk nënkupton njohje të Kosovës, pasi në fakt BE nuk njeh shtete derisa kjo u takon vendeve anëtare.

Edhe në këtë dokument, i cili e mban datën e 11 korrikut 2012, shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën iu heq merakun duke u thënë se në dokumentet që përdor Bashkimi Evropian në raport me Kosovën përmbajnë edhe formulën, “Pa paragjykuar qëndrimin e vendeve anëtare në lidhje me statusin e BE-së”.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)