17 Maj 2024

BE: Kosova e Serbia dëshirojnë vazhdim të dialogut

Bruksel, 25 tetor - Zyrtarë të Bashkimit europian kanë deklaruar të hënën se edhe Kosova, edhe Serbia kanë konfirmuar se dëshirojnë vazhdim të dialogut për çështje praktike.

Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ka thënë se Brukseli është i interesuar që raundi i ardhshëm të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Gjatë vizitës së fundit të ndërmjetësit Robert Cooper në Beograd dhe Prishtinë, të dyja palët kanë thënë se dëshirojnë të përfshihen në dialog. Qëllimi i Bashkimit Europian mbetet që të organizojë takimin e ardhshëm sa më shpejt që është e mundshme. Robert Cooper është në kontakt me të dyja palët”, ka thënë Kocijancic.

Ajo ka thënë se në ndërkohë, Bashkimi Evropian pret që grupet e përbashkëta për implementim të vazhdojnë punën për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëhershme në Bruksel.

Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është ndërprerë për shkak të kushtëzimit të Serbisë që së pari të arrihet zgjidhje për pikat kufitare dhe doganore në veri.

Beogradi dhe serbë të veriut kundërshtojnë praninë e policëve kufitarë dhe doganierëve të Kosovës në Bërnjakë dhe Jarinje, por kjo çështje është e panegociueshme për autoritetet e Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)