26 Dhjetor 2024

BE konsideron vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Venezuelës

Bruksel, 5 shkurt - Përfundimi i ultimatumit që vendet e BE-së i kishin dhënë Nicolas Maduros në Venezuelë, për të organizuar zgjedhje të reja dhe të lira, ka sjellë edhe masat e para të shumë vendeve të unionit.

Kështu shumë shtete kanë njohur zyrtarisht Juan Guaidon, presidentin e vetëshpallur, si liderin e Venezuelës, duke u rreshtuar kështu në krah të Uashingtonit, pasi Shtetet e Bashkuara qenë të parat që bënë këtë hap.

Maduro akuzohet se ka drejtuar Venezuelën, vend anëtar të OPEC-ut, në mënyrë diktatoriale, duke shtypur lirinë dhe dëmtuar rëndë ekonominë, dhe për rrjedhojë ka detyruar të largohen nga vendi më tepër se 3 milionë shtetas.

Bashkimi Evropian po konsideron vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj qeverisë së presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, por nuk ka diskutuar mbi embargon e naftës, tha të hënën ministri i jashtëm i Maltës.

“Synimi është që sanksionet mund të jenë mbi individë të caktuar dhe jo për çështje që mund të kenë efekt mbi një ekonomi tashmë të dobësuar”, tha Carmelo Abela për Reuters pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE në Bruksel. “Ndalimi i sanksioneve të mëtejshme (sektoriale) nuk përjashtohet, por kryesisht përqendrohemi tek individë të caktuar”, deklaroi ai.

Që nga nëntori i vitit 2017, Bashkimi Evropian ka vendosur një embargo mbi eksportin e armëve dhe pajisjeve për represionin e brendshëm, si dhe ndalimin e udhëtimit dhe një ngrirje të aseteve për mbi 18 zyrtarë të akuzuar për shkelje të të drejtave dhe dëmtim të demokracisë.

Ekspertët thonë se sanksionet e BE-së janë simbolike, ndaj kanë pasur pak ose aspak ndikim mbi politikat e Maduros deri më tani dhe se sanksionet financiare dhe të naftës mund të jenë mënyra e vetme për të detyruar qeverinë të ndryshojë.

Nafta dhe produktet e ngjashme përbëjnë tre të katërtat e eksporteve të Venezuelës në BE, por blloku nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa që mund të përkeqësojnë më tej një ekonomi tashmë në krizë të thellë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)