09 Janar 2025

BE konfrimon arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 24 shkurt - Bashkimi Evropian (BE), ka bërë të ditur se palët kanë arritur marrëveshje për bashkëpunimin dhe përfaqësimin rajonal dhe Menaxhimin e Integruar te Kufirit IBM.

BE-ja ka theksuar se të dyja palët kanë konfirmuar përkushtimin për një bashkëpunim rajonal reprezentativ dhe inkluziv si vlerë fondamentale e BE-së..

Marrëveshja sipas Bashkimit Evropian, do të lejojë Kosovën që të marrë pjesë dhe të nënshkruajë marrëveshje të reja në llogari të saj dhe të flas për vetveten në të gjitha takimet rajonale.

“Deri më tani marrëveshjet janë nënshkruar nga UNMIK-u në emër të Kosovës. Kosovo do të jetë denominimi i vetëm që do të përdoret dhe në fusnotën që do të përdoret në asterisk do të shkruhet: Ky identifikim është pa paragjykime ndaj pozicioneve rreth statusit dhe është në pajtim me rezolutën 1244 të KSKB dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim e BE-së.

Palët po ashtu janë dakorduar edhe për protokollin teknik për implementimin e marrëveshjes IBM të arritur më 2 dhjetor 2011.

“Kjo i shndërron konkluzionet e arritura në muajin dhjetor në marrëveshje operacionale. Kjo do ti mundësojë palëve që të fillojnë të punojnë në çështjet praktike sikur që është buxheti , dizajni dhe lokacioni i ndërtesave”, ka njoftuar BE-ja.

Takimi po ashtu ka ofruar një mundësi për të rishikuar progresin për implementimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

BE-ja, ka thënë se palët janë pajtuar që të punojnë sidomos pwr regjistrin civil javën e ardhshme në mënyrë që të përshpejtojnë implementimin në këtë fushë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)