28 Dhjetor 2024

BE konfirmon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Bruksel, 23 shkurt - Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn do të qëndrojnë në Tiranë këtë fundjavë si pjesë e turneut të tyre në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ata pritet përcjellin mesazhe inkurajimi për nxitjen e reformave për anëtarësim në BE.

Axhenda parashikon diskutime me udhëheqësit politikë dhe shoqërinë civile mbi strategjinë e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor.

Theksi do të vendoset tek reformat dhe plotësimi i kushteve të vendosura nga Brukseli në rastin e Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Komisioni Europian pritet që të propozojë një rritje të ndjeshme të financimit deri në 2020 nën instrumentin e ndihmës përgatitore për anëtarësim.

Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn ka dhënë më herët mesazhe inkurajuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë. "Ne besojmë që të dy vendet kanë bërë reforma të rëndësishme në të shkuarën dhe janë kualifikuar përmes tyre për këtë hap," i tha Han gazetës gjermane Die Welt.

Vetëm në këtë vit ndihma që do të jepet për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të arrijë në 1.07 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)