27 Dhjetor 2024

BE kërkon vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë

Bruksel, 2 gusht - Bashkimi Evropian (BE) u ka bërë sërish thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të ulin tensionet dhe të rinisin bisedimet për zgjidhjen e problemeve në veri.

“Kemi pasur tensione në javët e kaluara, ne duhet t’i shmangim ato. Duhet t’iu kthehemi bisedimeve dhe negociatave”, ka deklaruar zëdhënësi i Catherine Ashton, Michael Men.

Zëdhënësi i shefes së Politikës së Jashtme të BE ka nënvizuar se Unioni pret që të shohë një progres të shpejtë dhe thelbësor.

“Kemi pasur një sasi tensionesh gjatë javëve të kaluara, ne duhet t’i shmangim ato. Duhet t’iu kthehemi bisedimeve dhe negocaiatve. Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme, të njërës apo tjetrës palë, nuk janë të dobishme”, ka thënë Men per gazetarët në Bruksel.

Bashkimi Evropian sipas tij pret të shohë përparim të shpejtë dhe thelbësor.

Situata në veri të Kosovës është ndërlikuar pas reagimeve te dhunshme serbe kundër aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për zbatimin e ligjit në pikat kufitare 1 dhe 31.

Ndërkohë, në Prishtinë pritet sot vizita e të dërguarit të Ashton në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper, që do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)