BE kërkon riforcimin e mbikëqyrjes së financave publike greke
Athinë, 29 janar - Komisioni evropian njoftoi sot se do të riforconte mbikëqyrjen e financave publike greke dhe do të rriste kapacitetet e tij në Athinë.
“Komisioni evropian është i vendosur për të riforcuar kapacitetet e tij të mbikëqyrjes në terren”, deklaroi zëdhënësi i Çështjeve Ekonomike, Amadeu Altafaj, pas një propozimi të bërë veçanërisht nga Gjermania për një kontroll evropian të buxhetit të Greqisë.
”Të tilla vendime duhet të jenë një përgjegjësi e plotë e qeverisë greke”, shtoi ai.