BE kërkon rezultate deri në shkurt nga bisedimet Kosovë-Serbi
Bruksel, 30 tetor - Diplomatë evropianë të akredituar në Prishtinë thonë në kushte anonimiteti se Brukseli pret që në shkurt, kur BE-ja të shënojë përvjetorin e 20-të të Traktatit të Mastrichtit, dialogu të ketë prodhuar klimën e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se krahas listës së temave të dialogut që do të vazhdojë me një takim tjetër kryeministrash në nëntor të këtij viti, BE-ja po i përcakton edhe afatet kohore brenda të cilave do të kërkohet nga të dyja palët që të lëvizin.
Sipas të njëjtave burime, arritja e marrëveshjeve për telekomin edhe energjinë, zbatimi i IBM-së, si dhe hapja e zyrave ndërlidhëse janë veprimet që BE-ja po i pret të ndodhin deri në ceremoninë e shënimit të Traktatit që vlerësohet që ka krijuar zyrtarisht Bashkimin Evropian.