22 Dhjetor 2024

BE kërkon plotësimin e kritereve politike dhe ekonomike

Prishtinë, 9 maj - Integrimi i vendeve në Bashkimin Evropian kërkon plotësimin e shumë kritereve politike dhe ekonomike, u tha sot në një debat në lidhje me Kosovën dhe BE-në, të organizuar në Ditën e Evropës, organizuar na Ministria e Integrimeve Evropiane dhe në  të cilën kanë marrë pjesë zyrtarë evropian në Kosovë si dhe ministra të Qeverisë së Kosovës.

Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj duke folur për Ditën e Evropës theksoi se Bashkimi Evropian është një familje e madhe e vendeve demokratike të angazhuara për të punuar për paqe dhe prosperitet.

“Shtetet anëtare kanë ngritur institucione të përbashkëta, ku kanë deleguar një pjesë të sovranitetit të tyre me qëllim që vendimet me interes të përbashkët të merren në nivel evropian dhe në mënyrë demokratike”, tha ministri Beqaj.

Ministri i Integrimeve Evropiane theksoi se Bashkimi Evropian i mbron vlerat, traditat e përbashkëta dhe nxit bashkëpunimin në mes të popujve duke ruajtur origjinalitetin e tyre dhe duke u kujdesur që vendimet të merren sa më afër qytetarëve të Evropës.

Anëtarësimi i cilit do vend qe aspiron të behët anëtar i UE kërkon plotësimin e kritereve të përcaktuara me deklaratën e Kopenhagës, tha ministri Beqaj.

“ Këto kritere janë stabiliteti i institucioneve duke garantuar demokracinë, shtetin e së drejtës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut si dhe respektimi dhe mbrojtja e minoriteteve. Ekzistenca e një ekonomie funksionale të tregut dhe kapacitete për të vepruar në kushtet e me treg konkurrues në kuadër të UE”.

“Aftësimi për të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke i zbatuar objektivat politike, ekonomike dhe monetare dhe rregullimi i strukturave përkatëse administrative, në mënyrë që legjislacioni komunitar i përçuar në legjislacionin vendës të zbatohet me efikasitet përmes strukturave të përshtatshme administrative dhe gjyqësore”, tha ministri Beqaj.


Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Renzo Davidi tha se para integrimit në BE vendet duhet të transformohen duke krijuar një qëndrueshmëri politike e ekonomike, ku do të respektohen edhe të drejtat universale të njeriut.
 
“Kriteret politike kanë të bëjnë me ndërtimin e një shoqërie demokratike në të cilën respektohen të drejtat universale të njeriut, kurse kriteret ekonomike kërkojnë krijimin e një ekonomie tregu”, tha Renzo Davidi.

Ky transformim, tha Davidi, nuk është i lehtë dhe kërkon shumë mund dhe djersë.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të UE tha se plotësimi i kritereve për integrim në BE nuk duhet nënkuptuar vetëm si qëllim për t’iu bashkuar Evropës, por edhe si qëllim i zhvillimit të brendshëm të një shteti.
 
“Ky është një proces që kërkon një vendosmëri të lartë politike dhe përkushtim si nga lidershipi ashtu edhe shoqëria e një vendi”, tha Renzo Davidi duke theksuar se me qëllim që ky proces të jetë i suksesshëm, kërkohet që Qeveria e Kosovës agjendën e integrimeve t’a ketë një nga top prioritetet e saj.  

Edhe ministrat e tregtisë dhe industrisë, Lutfi Zharku, Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala dhe administratës publike, Edita Tahiri theksuan se procesi i integrimeve evropiane kërkon angazhim konkret në realizimin e sfidave të përmendura në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Pjesëmarrësit nga shoqëria civile theksuar nevojën e bashkëpunimit me institucionet e vendit në mënyrë që agjenda e integrimit te jetë pjesë e angazhimit te shoqërisë kosovare në tërësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)