23 Dhjetor 2024

BE kërkon nga Kosova reforma të thella në drejtësi

Bruksel, 15 dhjetor - Në konkluzionet e tyre Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë thënë se janë të gatshëm të ofrojnë shërbime të mira për t’i kontribuar dialogut Kosovë Serbi, i cili duhet të bëhet me qëllim të bashkëpunimit fqinjësor, përmirësimit të jetës së njerëzve dhe çuarjes përpara të procesit integrues drejt BE-së. 
 
Në konkluzionet e Ministrave të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së, thuhet gjithashtu, se BE-ja në perspektivë do të nisë procesin për heqjen e vizave edhe për qytetarët e Kosovës, por kanë kërkuar nga Qeveria e ardhshme që të vazhdojë me reforma më të thella në drejtësi.

Sapo Komisioni Evropian të bëjë shqyrtimin e fundit për përparimet e bëra në Kosovë, BE do të japë menjëherë mendimin e vetë për liberalizimin vizave për Kosovën.

Disa nga vendet e BE-së kanë kërkuar që BE menjëherë të shqyrtojë mundësinë e lidhjes së disa marrëveshjeve tregtare dhe ekonomike me Kosovën, mirëpo, kjo është kundërshtuar nga disa vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ka pasur zëra brenda BE-së se pas zgjedhjeve aktuale zhvillimet në Kosovë mund të komplikohen për shkak se nuk do të jetë lehtë të formohet një Qeveri stabile, por edhe për shkak se në opozitë do të mbeten parti të forta, mes tyre edhe lëvizja Vetëvendosje, e cila kërkon largimin e EULEX-it nga Kosova, refuzon dialogun me Beogradin, ndërsa kërkon edhe bashkimin me Shqipërinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)