09 Janar 2025

BE kërkon nga Kosova dhe Serbia respektimin e marrëveshjeve

Bruksel, 21 mars - Bashkimi Evropian (BE) i ka dërguar një mesazh Beogradit, Prishtinës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor me të cilin theksohet nevoja për të respektuar plotësisht marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin rajonal të Kosovës, thotë për Beta një zyrtar i lartë BE-së.

I pyetur nëse fakti se ditëve të fundit përfaqësuesit e Serbisë janë larguar dy herë nga takimet rajonale, ndërsa ata të Kosovës një herë, është dëshmi se po anashkalohet marrëveshja për përfaqësimin rajonal, ai tha se është në interesin e të gjitha palëve dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor që marrëveshjet e arritura në Bruksel të respektohen dhe të zbatohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)