BE kërkon nga Greqia t`i përmbahet paketës së shpëtimit
Bruksel, 4 nëntor - Udhëheqësit evropianë thonë se janë të predispozuar të vazhdojnë mbështetjen për Greqinë e mbytur nga borxhet, nëqoftëse Athina mbetet e angazuar ndaj paketës financiare të shpëtimit financiar.
Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barrozo dhe Presidenti i Kësillit të Evropës, Herman Van Rampui i bënë thirrje Greqisë në një deklaratë të përbashkët dje që të vazhdojë zbatimin e masave shtrënguese ekonomike, si kusht që Greqia të qendrojë në zonën e euros dhe të marrë ndihma të tjera.
Tronditja e tregjeve financiare, e shkaktuar nga pavendosmëria e Greqisë lidhur me paketën e ndihmës financiare dominoi ditën e parë të takimit të nivelit të lartë të G-20s në Francë. Barrozo dhe Rampui bënë thirrje gjithashtu për veprime të guximshe me qëllim që të nxitet rritja e ekonomisë botërore dhe për të pakësuar shkallën e papunësisë në mbarë botën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama tha se zgjidhja e krizës financiare në Evropë ishte çështja më e rëndësishme e takimit.1