29 Dhjetor 2024

BE kërkon ndalimin e vlerësimit financiar për ekonomi

Bruksel, 21 tetor - Në një artikull të publikuar dje në versionin gjerman të gazetës ”Financial Times“, citohet një propozim i  Komisionerit evropian për shërbimet financiare, Michel Barnier, lidhur me vlerësimet e agjencive financiare.

Konkretisht Barnier, propozoi ndalimin nga agjencitë e vlerësimit të publikimit të vlerësimeve të tyre për aftësinë e pagesave të një shteti në një moment të papërshtatshëm.

Barnier propozoi se autoriteti i ri i rregullimit financiar evropian (ESMA) duhet të pajiset me të drejtën për të ndaluar përkohësisht vlerësimet mbi aftësinë për të paguar të shteteve që kanë kërkuar ndihmë evropiane dhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), sipas dokumentit.

Barnier ka theksuar se kërkon mundësi për ndalimin, në rrethana të përcaktuara mirë, të vlerësimit sovran për një vend të mbështetur nga BE dhe FMN.

Tre agjencitë e mëdha të vlerësimit financiar ”Moody’s”, ”Standard and Poor’s” dhe ”Fitch Ratings” po fajësohen nga zyrtarë të shumtë politikë për keqkuptim të situatës së disa shteteve dhe rëndim të krizës në zonën euro duke ulur rregullisht vlerësimet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)