BE-ja vendos saksione ndaj 7 vetave për zgjedhjet në Krime
Bruksel, 29 janar - Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj shtatë vetave, duke i akuzuar ata për cenim të sovranitetit të Ukrainës për rolin e tyre në organizimin e zgjedhjeve vendore ruse në gadishullin e Krimesë, që u aneksua nga Moska në vitin 2014.
Ndër ta përfshihen një zyrtar i lartë në Krime dhe zyrtarë të komisionit zgjedhor në qytetin e Sevastopolit, ku u mbajtën zgjedhjet më 8 shtator 2019. Pasuritë e tyre do të ngrihen dhe udhëtimet e tyre në Evropë do të ndalohen.
177 individë dhe 44 subjekte gjenden tani nën sanksionet e BE-së, me akuzën e cenimit të integritetit territorial të Ukrainës.