BE-ja, ngushëllimi i Serbisë për humbjen e Kosovës
Londër, 3 qershor - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daciq i ka thënë gazetës britanike Daily Telegraph\" se Serbisë i nevojitet një politikë e re në mënyrë që të bëhet anëtare e BE-së.
Gazeta britanike Daily Telegraph shkruan se, Daciq ka nënshkruar një marrëveshje paqësore historike me vendin fqinj Kosovën, të cilën Serbia me këmbëngulje nuk dëshiron ta pranojë si shtet.
Megjithatë mbetet shumë për tu bërë, ndër të tjera edhe që të bindet opinioni serb se dhimbja për heqje dorë nga Kosova do të tejkalohet me të mirat që do tu sjell anëtarësimi në BE.