12 Janar 2025

BE-ja miraton planin për rishpërndarjen e refugjatëve

Bruksel, 23 shtator - Bashkimi Europian ka rënë dakord për rishpërndarjen e 120 mijë emigrantëve dhe refugjatëve në vende të ndryshme të kontinentit.

Kjo lëvizje lehtëson fluksin e madh të refugjatëve në Greqi, Itali dhe Hungari, tre vende që po përballen më shumë me refugjatët dhe emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Ndërkohë Çekia, Sllovakia, Rumania dhe Hungaria kanë votuar kundër pranimit të kuotave të refugjatëve.

Sipas rregullave të BE-së, një vend që nuk pranon politikën për migracionin ka të drejtë ta apelojë vendimin pranë Këshillit të Europës.

Vetëm gjatë këtij viti në Europë kanë mbërritur 480 mijë emigrantë, duke përbërë numrin më të madh të tyre në këtë kontinent, qysh pas Luftës së Dytë Botërore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)