BE-ja ka dhënë 696.000 nënshtetësi
Bruksel, 7 korrik - Bashkimi Evropian (BE) në vitin 2008 ka ndarë 696 mijë nënshtetësi të huajve, lajmëroi byroja statistikore evropiane Eurostat.
Tre prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania kanë natyralizuar më shumë se gjysmën e të gjithë të huajve që në vitin 2008 kanë marrë nënshtetësi.
Prej gjithsej 696 mijë njerëz Franca ka natyralizuar 137 mijë, Britania e Madhe 129 mijë, ndërsa Gjermania 94 mijë.
Pjesa më e madhe e atyre që kanë marrë nënshtetësi janë nga Maroku (64.000), Turqia (50.000), Ekuadori (27.000), Algjeria (23.000) dhe Iraku (20.000).
Në disa vende të caktuara të Bashkimit, siç tregojnë të dhënat e Eurostat-it, pjesa më e madhe e atzre që kanë marrë nënshtetësi vjen prej një shteti.
Kështu 51 për qind e atzrë që kanë marrë nënshtetësi bullgare ose 3.637 njerëz janë nga Maqedonia, 59 për qind të nënshtetësive greke i kanë marrë qytetarët e Shqipërisë, ndërsa 89 për qind e shtetasve rumun janë për banorë të Rumanisë.